Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikush i “vjedh” vëmendjen Beyonce-s

August 29
11:03 2016

Beyonce ishte triumfuesja e një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës, Video Music Awards, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme në New York.  Megjithatë, ka qenë dikush tjetër që ka tërhequr vëmendje më shumë se Bey, vajza e saj 4-vjeçare Blue Ivy.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e vogëlushes në një spektakël të përmasave të tilla dhe të gjithë u mrekulluan kur këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq me të bijën. Mund të thuhet se Blue Ivy ishte princesha e mbrëmjes, e veshur me një fustan me një vlerë prej 10,950 dollarësh ngjyrë kremi dhe me një diademë diamanti në kokë.  Nënë e bijë ishin kombinuar shumë bukur në veshje dhe në modelin e flokëve me gërsheta, por sigurisht Blue Ivy ishte një prej surprizave më të bukura të mbrëmjes. /Blitz.al/

Shperndaje