Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikur në gjyq për konkurset e bukurisë, Petri Bozo tregon raportin aktual me Ardit Gjebrean

Dikur në gjyq për konkurset e bukurisë, Petri Bozo tregon raportin aktual me Ardit Gjebrean
May 26
18:01 2019

I ftuar këtë të shtunë në emisionin  “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë regjisori  i njohur Petri Bozo.

Ai ka treguar detaje nga karriera e tij e disa dekadave tashmë si një nga emrat më të dëgjuar në fushën e regjisë. Dy moderatoret e kanë pyetur se si janë aktualisht marrëdhëniet mes tij dhe Ardit Gjebreas.

Vite më parë Bozo dhe Gjebrean patën një konflikt  për “Miss Albania”-n, për shkak të së cilës u përballën edhe në gjyq.

“Konflikti me Ardit Gjebrean, jo unë ai se unë isha rehat. Sot marrëdhëniet i kemi të mira. Në sensin  e raportit normal të dy njerëzve intelektual  sigurisht që i flasim njëri-tjetrit. Nuk kemi ndonjë problem, historia është e vjetër i bie që unë të bëj llafe me Ed Dedën se ai bën Miss Universin janë dy produkte që kanë ideologji të ndryshme. Më ka ardh për ngushëllim për babin. Kur erdhi më ka bërë shumë përshtypje në fakt, gjithashtu e kam ngushëlluar për të ëmën.”,- është shprehur regjisori i njohur duke pohuar se sot flasin  me njëri-tjetrin dhe mëritë e së shkuarës i kanë lënë pas./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje