Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikur bënte miq, sot Lumi B bën vetëm… LEKË!

Dikur bënte miq, sot Lumi B bën vetëm… LEKË!
December 10
18:43 2017

E mbajmë mend të gjithë “Krejt shokt e mi” të Lumi B në bashkëpunim me Ledrin, me të cilën dy reperat na bënë të kërcejmë e të dëfrehemi për 12 muaj të vitit.

Jo vetëm kaq, por në atë këngë gjetëm edhe vargjet e duhura për t’ua dedikuar miqve tanë më të ngushtë.

Epo, ka ardhur koha të largohemi nga kjo çështje e të fokusohemi tek ajo gjëja, që populli thotë se rrotullon globin. Pra, te paraja!

Reperi i njohur sapo ke publikuar këngën e tij më re, të titulluar, “Kele” (termi “lekë” në zhargonin e të rinjve).
Lumi i ka qëndruar besnik rrymës së tij, rap/hip hop duke sjellë një tjetër këngë që do na shoqërojë gjatë muajve në vazhdim.

Klipi nga ana tjetër është një tjetër “mjet” me të cilën Lumi dhe dy figurantet (shumë seksi) do t’ju bëjnë për vete prandaj nuk po ju mbajmë më dhe ju ftojmë të ta shihni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje