Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikur armiq, sot dy këngëtarët shqiptarë këndojnë bashkë

Dikur armiq, sot dy këngëtarët shqiptarë këndojnë bashkë
August 30
22:08 2016

Ka rezultuar tepër pozitive kjo stinë e nxehtë për Noizy-n.

Dhe kur themi “e nxehtë” nuk u referohemi vetëm temperaturave të larta të verës apo  bashkëpunimeve me Encën apo Çiljetën, por rregullimit të disa marrëdhënieve të vjetra problematike.

Të gjithëve u kujtohet mbrëmja e pak javëve më parë në një nga club-et shqiptare, ku Noizy dhe Ledri performuan krah njëri-tjetrit para një publiku të gjerë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vjetra, me tone jo fort të ulëta.

Epo, mesa duket, Noizy ka zgjedhur ta mbyllë më së miri këtë sezon, duke performuar me një tjetër personazh të muzikës: me Dafina Zeqirin.

Në fakt këto dy raste lidhen ngushtë me njëri-tjetrin, mjafton të kujtojmë këngën “Na jena OTR” të para disa viteve, ku Noizy shprehej: “Nusen tënde ta ka *** gjithë estrada… a po t’dhemb tash o Ledri Gaga!”

E gjeni dot se kujt i referohej? Pikërisht Dafina Zeqirit, në atë kohë e dashura e Ledrit, me të cilën sot reperi nga Shqipëria ka postuar një foto duke performuar në profilin e tij në Instagram.

“Greatness” – shkruan Noizy, fjalë e cila e përmbledh më së miri të gjithë historinë. /Blitz.al/

Greatness

A photo posted by NOIZY (@zinizin) on

Shperndaje