Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diku të kam parë…

July 23
14:35 2016

Dafina (Ndjenjë tjetër) vs Ingrid (Mbretëreshë)

Artistët shqiptarë shpesh frymëzohen nga artistë ndërkombëtarë përsa i përket performancave apo realizimit të videoklipeve.

Por ajo që ngjall kureshtje dhe interes janë rastet kur vihet re ngjashmëri me kolegët e tyre. Në rastin e Rozana Radit dhe Çiljeta Xhilagës bëhet fjalë për një derë në ngjyrën blu që këngëtaret e kanë zgjedhur ta bëjnë pjesë të klipeve të tyre, ndërsa mes Elvana Gjatës dhe  Samanta Karavellas, stili i veshjes. Kidën dhe Tunën i bën të ngjashme fytyra e mbuluar me flokë. Kida në klipin “O’najër” ndërsa Tuna në po të njëjtën mënyrë në një foto në Instagram. Performancat e Aurela Gaçes dhe Besnikut të NRG band ngjajnë në zinxhirët e vendosur si aksesorë në pjesën e poshtme të veshjes ndërsa Dafina Zeqiri në “Ndjenjë tjetër” dhe Ingrid Gjoni në “Mbretëreshë” kanë zgjedhur të sfidojnë lartësitë nëpërmjet “llambadarëve” të varur në qiell edhe pse njëra pranë detit e tjetra në shkretëtirë. Kujtdo që ka parë për herë të parë klipin “Hitman” të Capital T duhet t’i ketë shkuar ndërmend se më herët edhe Elvana Gjata është zhytur në ujëra e veshur me kostum.

Shfletoni galerinë dhe shihni këto momente që shpesh na kanë dyzuar dhe çuar drejt shprehjes “diku të kam parë”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje