Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dieta e Mariah Carey-t, trup perfekt duke konsumuar vetëm dy ushqime

Dieta e Mariah Carey-t, trup perfekt duke konsumuar vetëm dy ushqime
November 29
14:42 2016

Mariah Carey, përveçse një këngëtare e suksesshme, gjithashtu njihet për linjat e saj trupore.  Në daljet e saj publike ajo kujdeset për të qenë sa më në formë duke u shfaqur seksi. Dëshironi të dini se çfarë konsumon këngëtarja e njohur? Ndoshta përgjigjja e saj do t’ju habisë.

“Është me të vërtetë e vështirë. Doni të dini dietën time? E sigurt që do ta urreni. Gjithçka që unë ha është kaperi dhe salmon çdo ditë. Kjo është e gjitha”,- është shprehur Mariah për E! Online.

“Jam serioze në atë që po them. Unë përpiqem të ruaj balancat me proteinat. Është paksa e vështirë, por funksionon”,- ka shtuara ajo.

Në jetën e saj private kohët e fundit ka pasur ndryshime. Ajo është ndarë nga i fejuari i saj miliarder Packer dhe ka nisur një lidhje me balerinin e stafit të saj, Brian Tanaka./Blitz.al/

Komento
Shperndaje