Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Diçka po zien”, Çiljeta në Santorini

June 01
12:37 2016

Pas  “Aventurës”, Çiljeta sërish vjen me një bashkëpunim.

Këngëtarja është duke xhiruar klipin e këngës më të re, një bashkëpunim me këngëtarin Altin Sulku, edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga dalja e klipit të saj të fundit. Duket se Çili dëshiron të jetë sa më aktive në muzikë këtë verë. Nëpërmjet fotove në Instagram, këngëtarja ka treguar se ndodhet në Santorini, në një ishull të mrekullueshëm grek të njohur për pamjen dhe arkitekturën e tij.

Çiljeta ka premtuar se ky do të jetë një projekt i madh. Në foto ajo shfaqet e veshur me të bardha, gati për të xhiruar,  e duhet thënë se ka një pamje mjaft ekzotike, e përshtatur edhe me vendin. Çilin do ta shihni sërish brune e me flokë të gjatë, një imazh që na kthen pas në kohë, te Çiljeta në klipin “Falma”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim publikimin e këngës.

Shperndaje