Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Diana Ziu nuk ndalet: “Vera dhe Zhani të shkojnë në shtëpi, kënga ime do futet në festival”

Diana Ziu nuk ndalet: “Vera dhe Zhani të shkojnë në shtëpi, kënga ime do futet në festival”
November 06
15:11 2019

Pas “letrës” publike drejtuar Vera Grabockës, siç e keni parë të gjithë kudo këto ditë, kompozitorja Diana Ziu nuk ka ndërmend t’a pranojë faktin e mos pranimit të këngës “Mos” kënduar nga Marko Strazimiri dhe kompozuar nga Diana Ziu.

E ftuar tek “Ftesë në 5”, Diana shprehet se vazhdon të ndihet e revoltuar për mungesën e transparencës, më konkrentisht me Vera Grabockën.

Marko Strazimiri do të futet në festival, sepse do populli! Janë 40 mijë klikime. Do futet. Festivali do të fillojë nga fillimi. Të bëjnë çfarë të duan. Do të futet se s’bën. Është populli. Populli do të vendosë, nuk do të vendosë më juria. Juria të japë dorëheqjen që tani që po flas unë me ty. Vera Grabocka të shkojë në shtëpi, Zhani Ciko të shkojë në shtëpi, se më janë ngritur nervat dhe ky djalë të shkojë të fitojë!” tha  Diana Ziu. Mbetet për t’u parë se si do t’a ketë fundin kjo histori.

Share