Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diagnostikohet me kancer djali 3-vjeçar i Michael Buble

Diagnostikohet me kancer djali 3-vjeçar i Michael Buble
November 04
16:23 2016

Pas një vizite te mjeku, djali i Michael Buble, Noah, 3 vjeç, është diagnostikuar me kancer.

“Ne jemi të shkatërruar nga diagnoza e kancerit të djalit tonë, i cili ndodhet për trajtim në SHBA. Kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Katie dhe unë kemi hequr dorë nga aktivitetet tona dhe i jemi përkushtuar Noah-s.

Gjatë kësaj kohe ne kërkojmë që të luteni për të dhe të respektoni privatësinë tonë. Kemi një rrugë të gjatë para dhe shpresojmë që ta fitojmë këtë betejë”,- ka thënë këngëtari.

Sipas mjekut të Noah-s, ata dyshonin se djali vuante nga shytat dhe më pas zbuluan që ishte kancer. Diagnostikimi u bë një vit pasi Noah kishte qenë në spital pasi ishte djegur me ujë të nxehtë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje