Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Di Caprio mes fansave për të dëgjuar Beyonce-n

June 09
22:09 2016

Leo DiCaprio ka qenë dje në koncertin e Beyonce-s, jo si i famshëm por si një fans.

Aktori  ka zgjedhur të kalojë mbrëmjen e tij në këtë mënyrë, nën  shoqërinë e disa mikeshave modele në koncertin Formation të Bey në City Field. Mesa duket aktori aq i përfolur për lidhjet e tij të dashurisë dhe marrëdhëniet me femrat, është fans i këngëtares. Ai dhe vajzat që e shoqëronin kanë qenë duke kërcyer gjatë gjithë kohës . Fillimisht ai nuk ka dashur të zbulohet dhe kishte vënë një kapele por sapo kuptoi se nuk mund të fshihej më, u përpoq të shijonte atmosferën.

Përveç këngëve dhe të qenurit pranë Beyonce, shumë nga fansave u pëlqeu fakti që ishin njëkohësisht pranë një aktori si Di Caprio.

Shperndaje