Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuratën më të bukur për 21 vjetor Kaylie Jenner e mori nga bashkëshorti

Dhuratën më të bukur për 21 vjetor Kaylie Jenner e mori nga bashkëshorti
August 11
16:48 2018

Buzëqeshja e adhurueshme e Stormit është pa dyshim dhurata perfekte e çdo  ditëlindje të Kaylie Jenner por  këtë herë kësaj buzëqeshje i’u shtua dhe një makinë.

Pas një nate duke  festuar me miqtë dhe familjen e saj, Kylie Jenner vazhdoi festën e 21 vjetorit, në shtëpinë e saj, me të dashurin, reperin  Travis Scott dhe vajzën e tyre 6 muajsh.

Në rrjete sociale Kylie ndau një video të bukur të vajzës dhe Travis, të premten, ku shfaqei  Stormi, duke buzëqeshur në krahët e babait të saj ndërsa kërcenin përpara shtëpisë.

“A ju pëlqen muzika, fëmijë?” Jenner i tha vajzës së saj të qeshur që ishte veshur me një fustan kngjyrë rozë dhe flokët i kishte të lidhura lart, ndërkohë  26 vjeçari gjatë gjithë kohës ishte duke përkëdhelur vogëlushen e tij.

E veçanta  e kësaj ditëlindje ishte makina e markës  Rolls Royce klasik, në ngjyrë të bardhë, që ajo mori nga Scott.

“Dhurata e re e mamit! Unë të dua, mami, Stormi “, shkruajti Scott  në një video në llogarinë e tij Snapchat të premten.

Gjithashtu reperi ndau në instagram një postim të ëmbël pwr Kaylin duke shkruajtur:

“Gëzuar ditëlindjen grua. Uroj që perëndia të vazhdojë të të bekoj ty dhe zemrën tënde. Kjo është një shenjë e fillimit të madhështisë tonë” – tha ai së bashku me një seri prej tre fotosh , duke përfshirë gjithashtu një foto në Met Gala në maj duke ecur në tapin e kuq, tre muaj mbasi lindi vogëlushen Stormi.

 

Komento
Shperndaje