Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
September 05
11:48 2016

 

Nicki Minaj

Picture 1 of 7

"I them gëzuar ditëlindjen madhështisë së saj!"

 

 

Ditën e djeshme i uruam “Gëzuar ditëlindjen” një prej personazheve më të dashur për publikun dhe një prej artisteve më të kompletuara në Hollywood, Beyonce-s.

Ajo mbushi plot 35 vjet, ku 20 vite i numëron në skenë me 6 albume, 20 Grammy, 26 VMA dhe 23 BET Awards, 1 Fashion Icon Award dhe një sërë çmimesh të tjera të cilat e kanë ngjitur artisten në një nivel tjetër krahasuar me artistët e tjerë.

Shumë personazhe të famshëm kanë zgjedhur ta urojnë Queen Bey-n në mënyra të ndryshme. Dikush ka zgjedhur të shkruajë një status në Twitter, dikush ka kënduar në SnapChat e dikush tjetër i ka dedikuar një minutazh në koncert.

 

 

 

 

 

 

– Chris Martin, një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë më të ngushtë të këngëtares, i ka dedikuar disa sekonda gjatë performancës së tij në “Made in America” duke i uruar “Gëzuar ditëlindjen!”

 

 

 

 

 

 

 

 

– Chance The Rapper, nipi i Bey-t, ka përdorur performancën e tij në festivalin e Budweiser “Made in America” për t’i uruar krijueses së “Single Ladies” ditëlindjen. Ai shfaqi në “ledwall” momentin kur Beyonce e ka përqafuar gjatë VMA-së dhe i ka kërkuar turmës të këndojnë “Happy birthday/Gëzuar ditëlindjen!”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

– DJ Khaled, ish-anëtari i turneut “The Formation World Tour”, ka shpërndarë një video nga prapaskenat e turneut dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen!”

 

 

 

Happy bday @beyonce 🐝. BLESS UP !!!

A video posted by DJ KHALED (@djkhaled) on

 

 

 

– Kim Kardashian ka shpërndarë një video në SnapChat me filterin e dedikuar asaj që quhet “BeyDay”.

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje