Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata e veçantë që Anwar Hadid i bëri Dua Lipës për ditëlindje

Dhurata e veçantë që Anwar Hadid i bëri Dua Lipës për ditëlindje
August 23
13:33 2019

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, festoi ditën e djeshme 24-vjetorin e lindjes. Dhe derisa të bëhet festë kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë, Dua ka festuar me familjen dhe sigurisht të dashurin e saj Anwar Hadid.

Fotot, video-t nga festa dhe urimet që i janë bërë Dua-s nga të afërmit dhe anëtarët e familjes Hadid mund t’i shihni gjithandej në Instagram-in e saj. Megjithatë nga të gjithë gjërat e postuara, vëmendjen me të madhe e tërhoqi dhurata që Anwar bëri për Dua-n, që është ky guri “I vogël” këtu poshtë:

Ëstë pikërisht ashtu siç duket në pamje të parë, shumë i shtrenjtë. Kristali quhet “Larimar” ose “Guri i Sefillas” dhe ka një vlerë të madhe pasi është shumë i rrallë dhe mund të gjendet vetëm në një kilometër katror në malet e Republikës Domenikane. Por përveç vlerës të madhe monetare është i veçantë për shkak të vetive që ka, pasi është gur vullkanik dhe ka marrë formën që shohim sot pikërisht nga aktiviteti vullkanik i ndodhur për miliona vite. “Larimar” ndriçon dhe besohet se ka veti shëruese fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.

Mund dhe të themi që Anwar i ka dhënë gurin filozofal nga Harry Potter.

Okay tani ju që keni ditëlindjet e të dashurave afër e dini ç’të bëni, prini një biletë për në Republikën Domenikane. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje