Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata e Rihanna-s për J.Lo

April 22
16:26 2016

Nga lagjja më e famshme e VIP-ave, Hollivud, na vijnë gjithmonë lajme rreth zënkave, debateve e sherreve mes tyre dhe rrallë herë lajme për dashuri e miqësi.

Por sot Jennifer Lopez ka bërë të ditur në Instagram se ka marrë një dhuratë nga, as më pak e as më shumë, Rihanna. Riri i ka bërë dhuratë një palë çizme ngjyrë blu të errët dhe në kartolinën shoqëruese shkruhej: “Po t’i dhuroj ty sepse e di që do t’i veshësh më bukur se unë”.

J.Lo mesa duket e ka mirëpritur dhuratën e artistes pasi duke shkruar: “Faleminderit shumë për këto çizme të mrekullueshme!”

Aktualisht, Rihanna është në mes të turneut të saj “Anti”, kurse Lopez është në serinë e saj të koncerteve në rezidencat më prestigjioze të Las Vegasit.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje