Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dhurata e lamtumirës” e David Bowie e nominuar në 4 kategori në MTV Video Music Awards 2016

July 27
10:41 2016

...

David Bowie ka marrë katër nominime në MTV Video Music Awards 2016 për albumin e tij “Blackstar”, në kategoritë “Best Art Direction”, “Best Direction”, “Best Cinematography” dhe “Best Editing”.

Dy këngët e tij, “Blackstar” dhe “Lazarus” janë nominuar në këto kategori dhe janë pjesë e albumit të fundit që u lançua në janar, dy ditë para se këngëtari të ndërronte jetë në moshën 69-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Albumi është regjistruar rreth 18 muaj pasi ai u diagnostikua dhe u konsiderua si një “dhuratë lamtumire”  për të gjithë fansat e tij. Në videon e “Lazarus”,  Bowie u pa i shtrirë në një shtrat spitali dhe kjo ndoshta nënkuptonte edhe problemet e tij shëndetësore dhe ikjen e parakohshme nga kjo botë.  Albumi i tij me tekste këngësh që i dedikohen jetës dhe vdekjes shiti rreth 150 mijë kopje. Pritet që trofetë e  MTV Video Music Awards 2016 të ndahen më 29 gusht në Madison  Square Garden, New York./Blitz.al/

Komento
Shperndaje