Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata e çuditshme që 81-vjeçari i ka bërë bashkëshortes së tij

May 16
12:35 2016

Nëse keni menduar se çdo gjë është me kohë apo se i ka ikur koha një dëshire të mbetur pezull, e keni gabim. Një çift i moshuar në Kinë nuk ka ngurruar të plotësojë ëndrrën e përbashkët: atë të një fotosesioni referuar personazheve të “Disney”-t për të celebruar 60-vjetorin e martesës së tyre në qytetin Guangzhou.

81-vjeçari Zhang Yongsheng provon se nuk ka rëndësi sa të vjetër jeni, prapë mund të argëtoheni dhe të visheni si personazhet tuaj të preferuar. Ai ka befasuar bashkëshorten e moshuar Gu Fangyi, duke i bërë asaj realitet ëndrrën. Zhang tregon se bashkëshortja e tij kishte kërkuar vazhdimisht një fotosesion përrallash dhe ai vendosi t’ia realizojë këtë dëshirë.

Ata kanë pozuar si Hirushja dhe Princi, Borëbardha dhe Princi i saj dhe si dy personazhet kryesore të dramës koreano-jugore “Descendants of the Sun”.

Etiketimet
Shperndaje