Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata Dora: “Ja çfarë është për mua Sabri Fejzullahu”

Dhurata Dora: “Ja çfarë është për mua Sabri Fejzullahu”
May 27
22:28 2016

Nuk është ndonjë çudi që këngëtarët e sotëm të frymëzohen nga artistë të tjerë, qofshin këta të vjetër apo të rinj në moshë.

E ftuar në “Zonë e Lirë”, Dhurata Dora ka treguar ndër të tjera edhe personin që e ka frymëzuar për t’u ngjitur në skenë e për të nisur karrierën si këngëtare. E gjeni dot kush është? Jua themi ne: Sabri Fejzullahu.

Ajo ka treguar se i dëgjonte dhe i dëgjon akoma këngët e Fejzullahut dhe është shprehur me superlativa për të.

“Unë e adhuroj! E kam idhull. Është një nga artistët më të mirë”, – ka thënë Dhurata Dora, duke e pasuar fjalinë e saj me disa vargje nga këngët e artistit nga Kosova.

Komento
Etiketimet
Shperndaje