Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuna fizike, arsyeja e vërtetë e ndarjes së Johnny Depp dhe Amber Heard

Dhuna fizike, arsyeja e vërtetë e ndarjes së Johnny Depp dhe Amber Heard
May 27
19:20 2016

Amber Heard, një nga personazhet më të përfolura të momentit për shkak të divorcit të saj me Johnny Depp, është shfaqur në gjykatë ditën e sotme me shenja në fytyrë duke treguar para gjykatësit se Depp ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ajo dhe avokatja e saj, Samantha Spector, ishin të pajisura me foto që tregonin Heard me shenja nga më të ndryshmet në trup, duke deklaruar se ajo kishte qenë viktimë e dhunës së të shoqit për një kohë të gjatë.

Aktorja ka treguar gjithashtu se Johnny Depp i ka ofruar një shumë të madhe parash në këmbim të heshtjes së saj, por përgjigjja e Amber ka qenë fletëthirrja për në gjykatë.

TMZ raporton se Heard dhe Spector kanë kërkuar një urdhër ndalimi për Johnny Depp, pasi, sipas tyre, ai është një kërcënim për jetën e aktores.

Ndërkohë, Depp nuk është paraqitur kurrë në gjykatë për sa i përket kësaj çështjeje dhe ndodhet jashtë vendit duke promovuar filmin e tij më të fundit, “Alice Through the Looking Glass”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje