Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Devis Muka: Së shpejti me një alamet seriali

Devis Muka: Së shpejti me një alamet seriali
July 22
22:02 2016

Devis Muka është një ndër aktorët protagonist të rubrikës “Palimit”në “E Diell”. Devisi sapo ka mbyllur një sezon të vrullshëm me role të suksesshme në teatër dhe pasditeve me humor në ekranin e Top Channel çdo të diel. Megjithëse është periudhë pushimesh aktori sërish vazhdon të punojë. Pak ditë më parë ai ndau me fansat e tij të Facebook-ut një video ku shfaqej me pamje të ndryshuar, pa mjekër siç zakonisht jemi mësuar ta shohim dhe paralajmëronte një projekt të ri. Blitz.al ka kontaktuar me aktorin për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti. Devis ka rrëfyer se  është duke punuar për një serial me bazë historike ku ai dhe aktorë të tjerë do të luajnë personazhet që kanë bërë historinë e kombit tonë.

”Ne do të luajmë personazhet që kanë bërë historinë e kombit tonë. Kjo është vetëm një antipastë e një prej projekteve televizive më pikante që do të bëhet në Shqipëri për herë të parë.Regjisor do të jetë Bjordi Mezini dhe producent Erion Bubullima, dy nga bashkëautorët e serialit “Kokrrat”. Aktorë të tjerë pjësëmarrës do të jenë dhe Dori, Landi, Sandri, gjithë grupi i“Pa limit”.  Projekti do të financohet dhe transmetohet në Digitalb. Xhirimet e serialit nisin në muajin gusht dhe do të xhirohet në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Ky ka për të qenë një alamet seriali!”- është shprehur për blitz.al Devis Muka.

Ky është serial i një natyre ndryshe nga sa jemi mësuar më parë. Nuk dihet nëse aktorët do të na bëjnë të qeshim pafund edhe pse seriali do të ketë personazhe historike  megjithatë nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë punë të mbarë dhe  të presim premierën e trasmetimit së shpejti.

Shperndaje