Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Devis Muka, “fytyra” e re e Philipp Plein?!

Devis Muka, “fytyra” e re e Philipp Plein?!
February 26
13:45 2017

Një nga personazhet më karizmatikë dhe argëtues në televizionet dhe showbiz-in shqiptar është padyshim moderatori i “Fiks Fare”, Devis Muka.

Shpesh në rrjetet sociale ai shpërndan postime “funny”, që me siguri bëjnë për të qeshur këdo që i sheh. Së fundmi, Devisi ka shpërndarë një foto, ku ka pozuar pranë një kafke me diamante, që është simbol i markës së njohur të dizenjuesit gjerman Philipp Plein.

Ajo që bie në sy është se aktori është munduar të imitojë me shaka statujën deri në detaje. Ndoshta Plein mund ta marrë në konsideratë Devisin për të qenë “fytyra” e firmës… fundja, gjithçka mund të ndodhë!  /Blitz.al/

 

Shperndaje