Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Devi dhe Dori nisin “Fiks Fare” me një puthje

Devi dhe Dori nisin “Fiks Fare” me një puthje
September 05
21:17 2016

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu kanë nisur mbrëmjen e sotme eksperiencën e tyre si prezantues të emisionit investigativ “Fiks Fare”. Prej ditës së sotme e në vazhdim, ata do të shfaqen çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 20:05, në Top Channel.

Batuta e parë në nisje të programit ka qenë: “Përshëndetje! Ne jemi ata që drejtojmë “Fiks Fare”, hajde ta nisim me një puthje nga ato që u kanë lezet burrave”,- dhe fjalia u pasua nga një puthje në buzë.

Djemtë e kanë filluar çuditshëm, megjithatë mund të themi se puntata e tyre e parë eci shumë mirë. Nga sa u pa, Devi ishte pozicionuar në rolin e Fiori Dardhës, ndërsa Dori në të “Doktorit”. Edhe pse duke trajtuar tematika serioze, çunat nuk mund të dilnin jashtë karakterit dhe humori e batutat  ishin të pranishme.

Mbrëmjen e sotme “Fiks Fare” ka qenë në investigim të strukturave arsimore dhe nëpërmjet videove të fshehta trasmetuan se si një sekser i lidhur me rektoratin e një universiteti shtetëror në Tiranë u merr para studentëve duke u garantuar kalimin në lëndë mësimore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje