Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje nga kënga “Nuk e di” e motrave Istrefi! Era dhe Nora “u thurën” gërshet njësoj si Kendall dhe Gigi

Detaje nga kënga “Nuk e di” e motrave Istrefi! Era dhe Nora “u thurën” gërshet njësoj si Kendall dhe Gigi
April 19
18:36 2019

Prej kohësh fansat po prisnin bashkëpunimin e dy motrave më të famshme në Shqipëri, Era dhe Nora Istrefi.

Ditën e djeshme Blitz.al publikoi demon e këngës “Nuk e di” duke zbuluar vetëm audion ndërkohë që ditën e sotme është publikuar edhe videoklipi i këngës.

Që në fillim dihej se motrat Istrefi do të surprizonin, do të shfaqeshin si gjithnjë të kuruara deri në detaj. Duke marrë parasysh nga “coming soon” dhe nga fotot që ato kishin publikuar në rrjete sociale, e dinim se si Nora si Era i kishin dhënë shumë rëndësi këtij projekti.

-E hedhur në kanalin “Ultra Music” 

Jo më kot ky projekt ka rëndësi që të jetë jo vetëm një këngë fiksuese për publikun por edhe i realizuar në tërësi. Kjo sepse kënga është lançuar në Youtube nga “Ultramusic”, shtëpia e njohur diskografike që ka në menaxhim Era Istrefin.

 

-Bashkëpuntorët janë shqiptarë

Pavarësisht publikimit në “Ultra Music” gjithçka brenda këtij projekti flet shqip. Kënga është në shqip dhe ata që kanë punuar për këngën janë shqiptarë. Grimin, veshjen, stilimin motrat Istrefi kanë preferuar tua besojnë bashkëpunëtorëve të tyre prej shumë kohësh tashmë.

-Skenat e Videoklipit, disa të frymëzuara nga të tjerët

Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave katër janë të Erës një vetëm e Norës dhe në dy skena të tjera ato shfaqen bashkë. Pa dashur të analizojmë secilën veç mbetemi tek skenat kur motrat shfaqen të dyja.

Njëra ishte zbuluar që në fillim. Të dyja të veshura me body; Era me të zezë dhe Nora me të bardhë dhe të dyja lidhen nga një gërshetë. Në video vajzat duken shumë seksi dhe në formë por që në promo, të shumtë kanë qenë ata që e krahasuan këtë bashkëpunim dhe sidomos këtë skenë me klipin “Big Booty” të Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea. Po njësoj edhe ato shfaqeshin me body të zezë dhe të bardhë duke bërë lëvizje sensuale e provokuese.

Në skenën e dytë kur ato shfaqen bashkë sërish “lidhen” nga një gërshetë por këtë herë janë të veshura “mondane”. Secila mban të veshur  një fustan të kuq, për ballo apo evente të shtresës së lartë. Ndoshta qëllimi i dy motrave ka qenë të tregojnë dy anë të ndryshme që mund të gjenden brenda të njëjtit person; mund të jenë edhe elegante apo fine por edhe seksi në një tjetër situatë.

Detaji i lidhjes së tyre gërshetë është mjaft interesant. Në fakt diçka të ngjashme kanë bërë edhe 3 vite më parë dy mikeshat modele Kendall Jenner dhe Gigi Hadid në një spot për “W Magazine”. Edhe këto të fundit në fakt janë frymëzuar nga “The story of Marina Abramovic and Ulay”.

-E vutë re dhe ju prezencën mashkullore tek klipi?

Eh, çunat, në këtë rast balerinët ishin në njërën nga skenat të mbuluar me peshqir në pjesën e poshtme dhe duke ekspozuar këmbët apo muskujt e krahëve. Në të dytën, djemtë luftonin me “shpata” ndërkohë që timonin e gjithçkaje e drejtonte një vajzë. Duket se motrat Istrefi apo kushdo që e ka menduar kanë dashur të japin një mesazh të qartë.

Përtej detajeve kënga duket se është pëlqyer shumë nga publiku, kjo për më tepër se është një rikthim i Erës tek muzika shqip dhe aq më tepër me motrën e saj. Fakti që kënga është publikuar në kanalin e “Ultra Music” të shtyn të mendosh se shumë shpejt mund të shohim miliona klikime./Blitz.al/

Komento
Shperndaje