Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje nga festa madhështore e Behgjet Pacollit

Detaje nga festa madhështore e Behgjet Pacollit
September 11
20:24 2016

 

Behxhet Pacolli ka organizuar mbrëmjen e kaluar një festë të madhe në vilën e tij, në Kosovë me rastin e datëlindjes.

Paçka se 65 vjeçari e kishte ditëlindjen në 30 Gusht, kërkesat e shumta të ndjekësve në Facebook e në rrjetet e tjera sociale, kanë bërë që Pacolli të organizojë një festë gjigande në vilën e tij luksoze në Hajvali, të quajtur “Facebook Party” ditën e djeshme.

Në vilën e tij është organizuar edhe një koncert plot 6 orë me pjesëmarrjen e Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, KAOS, Elita 5, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula.

Përveç muzikës që këta artistë i kanë dhuruar të ftuarve, në ambjentet ku zhvillohej festa ofrohej edhe ushqim e pije. Numri I pjesëmarrësve në “Facebook Party” ishte mahnitës; 3 mijë persona të konfirmuar dhe 13 mijë të tjerë qarkullonin, ndërkohë burime për Blitz.al kanë treguar se sinjali i telefonave celular ishte bllokuar gjatë festës. Shifra e shpenzimeve që politikani kosovar ka bërë për këtë festë është rreth 30,000 €.

Pacolli kishte një vit që mendonte të organizonte një festë të tillë, por mesazhet dhe kërkesat e shumta të ndjekësve të tij në rrjetet sociale bënë që ai ta organizojë këtë festë mbrëmjen e kaluar. /Blitz.al/

 

Shperndaje