Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Detaje ekskluzive) Sot mbahet “dasma e vitit”: Të ftuarit dhe gjithçka nuk keni ditur për kurorëzimin e Ledionit dhe Sarës

(Detaje ekskluzive) Sot mbahet “dasma e vitit”: Të ftuarit dhe gjithçka nuk keni ditur për kurorëzimin e Ledionit dhe Sarës
August 11
08:35 2018

Ka qenë një puntatë e “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën, ku Sara Hoxha, e ftuar në lojërat e emisionit pranoi se ajo dhe Ledion Liço do të mbanin një dasmë në muajin gusht. Më pas mediat rozë shkruan se vendi që çifti kishin zgjedhur ishte pikërisht një rezidencë në liqenin e Komos në Itali, vend ky tejet luksoz dhe ekskluziv sidomos për një dasmë.

Të dyja këto fakte kanë qenë të sakta.

Burime për Blitz.al bëjnë me dije se pikërisht sot, më 11 gusht 2018, do të mbahet në një hotel të liqenit të Komos në Itali dasma më ekskluzive e vitit. Sara dhe Ledioni do të lidhin kurorë në një festë të kuruar deri në detaje por gjithsesi shumë private. Të njëjtat burime për Blitz.al bëjnë me dije se festa ka nisur që dje, ku është mbajtur një pritje e veçantë për të ftuarit ndërkohë që dasma e vërtetë do të mbahet sot në mbrëmje. Ndërkohë përsa i përket të ftuarve, çifti nuk është kursyer të ketë një ftesë për punonjësit më besnikë në Top Channel, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë [sidomos të Ledionit i cili ka shumë vite që sjell produkte të mëdha në Top Channel] si dhe emra të njohur të medias, politikës dhe biznesit.

Sara dhe Ledioni kanë preferuar që ky çast që ata do të ndajnë të jetë mjaft privat ndaj dhe në rrjete sociale ata “nuk kanë dhënë asnjë shenjë”. Megjithatë, duke ditur se dasma mbahet sot dhe duke menduar paraprakisht se cilët janë personazhet e njohur shqiptarë më pranë çiftit, nëpërmjet Instagramit arritëm të zbulonim edhe disa prej të ftuarve kryesorë.

Nuk është e rastësishme që të gjithë këta personazhe po fluturojnë drejt Milanos apo jo? (Milano është ndalesa e parë për të mbërritur më pas në Komo).

ERA ISTREFI (Këngëtarja e ka pasur gjithmonë suportin e Top Channel dhe ajo është një nga njerzit më të afërt të vajzave të familjes Hoxha, rruga e saj për në Milano pikërisht kur mbahet dasma e Ledionit dhe Sarës na bën të besojmë se ajo do të jetë e pranishme atje)

BLENDI FEVZIU (Edhe në ditët e veçanta të Fevziut si 20 vjetori i Opinion, familja Hoxha dhe Ledioni kanë qenë gjithmonë të pranishëm. Blendi ka qenë i pranishëm edhe në pritjen e djeshme)

MARCELA LATI dhe ARMAND PEZA (Jo vetëm pranë familjes në organizimet e festave të tyre por shpesh të pranishëm edhe në panelet e emisioneve të Top Channel, Marcela ka zbuluar se ajo dhe Mandi kanë qenë që në pritjen e djeshme në Komo)

AMARDA TOSKA dhe ERMAL MAMAQI (Dyshja jo vetëm që u bënë bashkë në Top Channel por kanë mbetur miq të mirë me familjen Hoxha edhe pas largimit të tyre në televizione të tjera)

DRITAN SHAKOHOXHA (Nuk kishte se si të mungonte në këtë festë një prej personave më të rëndësishëm të Supersport dhe Digitalb dhe një mik i familjes)

ALBANA OSMANI (një nga moderatoret më të hershme të Top Channel, shumë shpesh ka realizuar projekte televizive me Ledionin)

OLA HASANI, XHEMI SHEHU (të kuruara deri në detaje, sigurisht që edhe Ola [koreografja e hershme e Top Channel] dhe Xhemi një nga mikeshat më të mira të Ledionit kanë qenë të pranishme që mbrëmjen e djeshme në Komo)

DORI DJ (Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ledion Liços në Top Albania Radio)

JETMIRA DUSHI (parukierja e preferuar e vajzave të familjes Hoxha)

ALBAN MALE (Drejtori i Muzikës në Top Channel)

 

ENEDA TARIFA (për shumë vite pjesë e Portokalli dhe së fundmi pjesë e Voice Kids krah Ledionit)

ISLI ISLAMI (Moderatori i Wake up dhe mik i afërt i Ledionit e Sarës)

Dhe përsa i përket këngëtarve, kjo foto e Brunos, Klajdit, Mirit, Getoarit dhe Alban Skënderajt që po nisen për një dasmë jashtë vendit, na “ngacmoi” të mendojmë se ata janë të përzgjedhurit e çiftit Sara – Ledion.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje