Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Detaje dhe ngacmime! Për Borën, Donaldin dhe Romeo “3shat” do të thotë “bashkimi bën fuqinë”

Detaje dhe ngacmime! Për Borën, Donaldin dhe Romeo “3shat” do të thotë “bashkimi bën fuqinë”
July 04
16:41 2019

Bora Zemani dhe binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj do të sjellin në Vizion Plus një program që do të quhet “3shat”.

Prej kohvsh ata janë duke punuar për këtë projekt i cili do të ketë në fokus humorin dhe personazhe të njohur të botës së medias.

Të ftuar në “Tring Stars” së fundmi ata kanë treguar më shumë detaje mbi emisionin e tyre i cili do të transmetohet çdo të enjte.

“Në të tre kishim nga një ide të ndryshme që secili të bënte nga një gjë përvete. Aty thjesht i bashkuam idetë e secilit dhe menduam se është më mirë të bashkojmë forcat. Në gjithmonë që hidhnim ide në tavolinë i thoshim njëri-tjetrit se ndoshta ty të shkon më shumë kjo pjesa. Por në fund kuptuam se ishim më mirë të tre. Kuptuam gjithashtu se ne merreshim vesh shumë mirë me njëri-tjetrin sepse është e vështirë të prezantosh me një partner imagjino pastaj tre partnerë.

Formula e 3shave është që do jemi pa formulë. Nëse në programe çdo gjë duhet të jetë e qepur tek ne çdo gjë do jetë e shqepur. Do flasim për tema të ndryshme gjatë javës, do ketë skeçe.”, është shprehur Bora.

Romeo  ka treguar se njëkohësisht përveçse moderator do të jetë edhe autor i programit “3shat”.

Ndërkohë që bisedonin gjatë intervistës, shihet se Bora dhe Donaldi ngacmohen gjithë kohës me fjalë me njëri-tjetrin, të tipit ai e ngacmon atë për këmbët e lyera me spray shkëlqyes dhe madje e quan një moment “mikeshë familjare”.

Prej kohvsh në media po shkruhet për raportin mes Borës dhe Donaldit dhe Romeos me Jonida Maliqin. Kjo e fundit do të jetë edhe e ftauar e parë e tyre dhe duket se pikërisht në puntatën e parë u konfirmua se dyshja është në një lidhje pas një puthjeje që u dha edhe në promon e programit. /Blitz.al/

Share