Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deri dje “armike” tek Kënga Magjike, sot Anxhela dhe Elhaida, në një duet

Deri dje “armike” tek Kënga Magjike, sot Anxhela dhe Elhaida, në një duet
November 14
13:10 2018

Ditën e Enjte, Anxhela Peristeri do të mbajë një koncert recital me titull “Reflektim” në Qendrën kulturore, Katedralja Orthodokse. Pak ditë para koncertit ajo ka rrëfyer se do të këtë të ftuar tre kolegë që do të performojnë këngët e saj. Bëhet fjalë pikërisht për Offchestra-n, Erik Lloshin dhe Elhaida Danin.

Prisni pak Elhaida Dani? Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur një debat përsa u përket pikëve. Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje.

Por tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin e saj. Burime për Blitz.al kanë rrëfyer se Anxhela dhe Elhaida do të këndojnë së bashku, një nga këngët më të dashura për publikun: “Prap do ti lutem”.

Ky është dueti i parë që Anxhela bën me një vajzë dhe ka vendosur të na i prezantojë pikërisht në recitalin e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje