Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato “prezanton” tatuazhin më të ri (dhe më të veçantë) në trupin e saj

Demi Lovato “prezanton” tatuazhin më të ri (dhe më të veçantë) në trupin e saj
August 09
14:26 2016

Kjo periudhë ka qenë tepër e ngjeshur për Demi Lovato-n, e cila momentalisht ndodhet në një turne ndërkombëtar bashkë me këngëtarin e ri, Nick Jonas.

Në koncertet e saj, ajo ka vendosur të eksperimentojë me pamjen e jashtme, duke “luajtur” me ngjyrat e “make up”-it dhe vendosjen e “extensions”-ave.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ka treguar një tatuazh të ri në mollëzën e gishtit të fundit të dorës, i cili nuk është gjë tjetër veçse një fytyrë e qeshur (smiley).

“Sepse jeta është shumë e shkurtër për të mos bërë një tatuazh në gishtin e fundit të dorës”, – shkruan këngëtarja e “Confident” në Instagram.

Duhet të themi se bërja e tatuazheve nga Demi nuk është gjë e re, pasi ka disa të tillë në trup.

Cause life’s too short not to tattoo your pinky 😂

A video posted by Demi Lovato (@ddlovato) on

Shperndaje