Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato: Nuk jam perfekte, por e dua trupin tim

April 27
18:47 2016

...

...
Picture 1 of 2

Sezoni i verës po vjen, por vajzat i tremben këtij sezoni sepse druhen nga format trupore.  Në këtë periudhë ato kujtohen të thonë se trupi i tyre nuk është në format e duhura; se nuk kanë trupin perfekt që çdo kush do ta ëndërronte.

Demi Lovato u bën thirrje vajzave që kanë komplekse për trupin e tyre dhe u thotë se nuk ka një standard të caktuar për format trupore, mjafton që ato të jenë të lumtura me veten.

Këngëtarja ka pasur çrregullime  me ushqimin, të cilat i kanë shkaktuar probleme me trupin. Por së fundmi ajo ka postuar dy foto me bikini në Snapchat dhe ka shkruar: “Trupi im nuk është perfekt, por kjo jam unë dhe e dua trupin tim”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje