Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato në gjyq për shkelje të të drejtave të autorit

Demi Lovato në gjyq për shkelje të të drejtave të autorit
August 23
11:54 2016

Këngëtarja Demi Lovato është paditur nga grupi  “Sleigh Bells” për shkelje të të drejtave të autorit. Beteja ligjore tashmë ka filluar dhe grupi pretendon se hiti i saj i vitit 2015 me titull “ Stars” tingëllon shumë i ngjashëm me  këngën e tyre të vitit 2010 “Infinity Guitars”.

Sipas revistës E! online grupi ka dokumentacione që tregojnë se ngjashmëria është e madhe dhe nuk bëhet fjalë për një rastësi.  Sipas padisë thuhet se nga krahasimi i dy këngëve rezulton se  kombinimi i duartrokitjeve  dhe bass-it është  identik në të dyja këngët. Lovato nuk është e vetmja që është përballur  me ta në gjykatë pasi UMG Recordings, Carl Falk dhe Rami Yacoub me të cilët këngëtarja ka bashkëpunuar janë përfshirë në këtë padi./Blitz.al/

Shperndaje