Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato mes Ariana Grande dhe Mariah Carey-t, sulmohet nga fansat

Demi Lovato mes Ariana Grande dhe Mariah Carey-t, sulmohet nga fansat
June 19
11:37 2016

 

Demi Lovato është përfshirë në një diskutim në Instagram dhe gjithçka filloi kur një fans bëri një krahasim mes dy këngëtareve Mariah Carey dhe Ariana Grande.

Ai ka vënë përballë dy yjet e muzikës nën shkrimin: “Kur ti e porosit online vs kur të mbërrin në shtëpi”.

Në fakt, kjo meme nuk ishte edhe aq për të qeshur, por Demi Lovato nuk ka ditur ta mbajë veten larg. Ajo ka zgjedhur që të japë mendimin e saj: “Ke variantin e gabuar përreth”. Duke përkrahur në një farë mënyre Ariana Grande-n, e cila krahasohet shpesh nga fansat me Mariah Carey-n.

Menjëherë fansat e Mariah Carey-t kanë reaguar ashpër në Instagram-in e Lovatos, duke i atribuuar këngëtares fjalë qesharake dhe të panevojshme. Demi sigurisht që e mbrojti veten: “Postova atë që mendoja dhe nuk kam frikë ta them. Shumë e talentuar? Po. Shumë njerëzore? I pasjellshëm pa pasur nevojë? Absolutisht”.

Shumë prej fansave e quajnë Ariana Grande një “Mariah të vogël” dhe duket se asaj nuk i pëlqen edhe aq.

*taps #DemiLavato on the shoulder* what’s Tea 👀

A photo posted by News With A Side of Tea (@thacelebriteanews) on

Shperndaje