Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato flet për ndarjen: Duhej ta lija të shkonte…

Demi Lovato flet për ndarjen: Duhej ta lija të shkonte…
October 09
13:49 2016

Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama tronditën zemrat e fansave me lajmin e ndarjes së tyre pas 6 viteve bashkë.
Në deklaratën e tyre se do të mbeteshin shokë, ata në asnjë moment nuk dhanë një arsye për ndarjen.

Gjithsesi, ende shumë ndjekës të tyre janë kuriozë se pse ky çift, që të gjithë prisnin se do të ishin çifti i ardhshëm që do të ngjitej në altar, papritur u nda?

Në intervistën e fundit për “Glamour”, Demi foli për arsyet që fshiheshin mbrapa vendimit të tyre për t’i dhënë fund marrëdhënies.

“Mendoj se është e shëndetshme të jesh në gjendje të rifillosh me dikë tjetër. Të qenit e sëmurë ishte gjithmonë pjesë e marrëdhënies time me të; gjithmonë kishte diçka që nuk shkonte mirë me mua”, – thotë këngëtarja, duke iu referuar problemeve të saj me buliminë, dëmtimin e vetes dhe varësinë ndaj drogës.

Ajo gjithashtu ka shtuar:
“Duhej ta lija të shkonte. Ishte e vështirë të ndaheshe nga dikush që ka parë gjithçka, por mund të jetë këndshëm për të filluar diçka të re me dikë tjetër. Sepse ai person që unë isha kur isha shumë më e re nuk është ai person që jam sot”.

Demi ka qenë vetëm 17 vjeç kur ka rënë në dashuri me Wilmer, një kohë transformuese në jetën e një gruaje, gjë që mund të jetë faktor kyç në vendimin e saj për t’u ndarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje