Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato dhe Nick Jonas anulojnë koncertin. Shkak, ligji anti-LGBT

Demi Lovato dhe Nick Jonas anulojnë koncertin. Shkak, ligji anti-LGBT
April 26
13:51 2016

Qeveria e Karolinës së Veriut  ka miratuar një ligj muajin e kaluar, me anë të të cilit heq mbrojtjen nga diskriminimi për transgjinorët. Ka qenë pikërisht miratimi i këtij ligjit anti-LGBT shkaku kryesor që dy këngëtarët Nick Jonas dhe Demi Lovato kanë anuluar koncertin e tyre në këtë vend. Në thelb, masa ligjore ndalon njerëzit transgjinorë të përdorin banjat  sipas zgjedhjes së tyre.

Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, Jonas ka lajmëruar se së bashku me Demi Lovato-n kanë vendosur të anulojnë turneun “Honda Civic” në Karolinën e Veriut.

“Një nga objektivat tona ka qenë gjithnjë krijimi i një atmosfere ku çdo pjesëmarrës të ndihet i barabartë dhe i pranueshëm, pavarësisht përcaktimit seksual. Ligji diskriminues i Karolinës së Veriut është kaq zhgënjyes dhe i ka mohuar të drejtat bazë dhe mbrojtjen komunitetit LGBT. Ne nuk do ta lejojmë këtë gjë të na ndalojë të ecim para drejt barazisë dhe pranimit të tyre në shoqëri”, – ka shkruar këngëtari.

Edhe pse anulimi i koncertit është një zhgënjim për fansat, ata shpresojnë se do t’i kuptojnë dhe përkrahin në opinionin e tyre ndaj këtij ligji.

Kujtojmë se jo më larg se një muaj më parë, e njëjta situatë ndodhi edhe me Bryan Adams dhe Bruce Springsteen, të cilët kanë anuluar koncertet e tyre në Misisipi, duke u shprehur se nuk mund të promovojnë muzikë me ndërgjegje të pastër pas kalimit të projektligjit anti-LGBT.

Etiketimet
Shperndaje