Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demi Lovato detyrohet të kërkojë falje: Isha thjesht duke hedhur dritë mbi zgjedhjet

Demi Lovato detyrohet të kërkojë falje: Isha thjesht duke hedhur dritë mbi zgjedhjet
November 10
09:51 2016

Demi Lovato është detyruar të kërkojë falje pas një shakaje që ka bërë në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Këngëtarja e njohur ka mbështetur në këto zgjedhje kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ditën e martë ajo është përballur me disa probleme, ndërkohë që përpiqej, sipas saj, të “hidhte dritë” mbi zgjedhjet që  u zhvilluan në SHBA.

“Ndonjëherë të duhet të biesh dakord apo të kundërshtosh ose thjesht të heqësh dorë”,- ka shkruar këngëtarja në Twitter, një shkrim i cili është fshirë më vonë. Ky shkrim i ishte referuar videos së Trump, ku ai bënte komente të ashpra kundër femrave në vitin 2005. Pas fshirjes së statusit, Lovato u ka kërkuar ndjesë 39.4 milionë ndjekësve të saj.

“Kërkoj falje për shakanë që bëra më parë. Mesa duket disa njerëz janë ndierë të ofenduar. Isha thjesht duke “hedhur dritë” mbi zgjedhjet që po zhvillohen”,- ka shkruar Lovato në Twitter.

24-vjeçarja ka qenë një mbështetëse e flaktë e Hillary Clinton./Blitz.al/

Komento
Shperndaje