Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Donald Trump, arrestohet pornostarja e njohur!

Deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Donald Trump, arrestohet pornostarja e njohur!
July 12
16:49 2018

 

Pak javë më parë, pornostarja e njohur Stormy Daniels u bë sensacion në mediat e huaja për shkak të deklaratave të saj lidhur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u shpreh se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Donald Trump dhe kaq ka mjaftuar që i gjithë opinion publik në SHBA të shpërthejë në debate e diskutime [sërish].

Ama, mbrëmjen e djeshme Stormy është arrestuar teksa performonte në një club striptizmi pasi kishte lejuar një prej paguesve (sponsorave) ta prekte, gjë që është e ndaluar nga ligjet e Ohio-s.

Avokati i pornostares është shprehur në Twitter se e gjitha është një sulm politik ndaj Daniels, për shkak të deklaratave të saj lidhur me Trump.

Sipas avokatit Michael Avenatti, pornostarja po performonte në club-in e striptizmit “Sirens” në Columbus, Ohio, kur është prekur në një mënyrë aspak seksuale nga një prej paguesve.

Stormy-t do t’i duhet të presë disa ditë para se të dalë para jurisë dhe gjyqtarit për të mësuar nëse do të përfundojë pas hekurave apo do të jetë e lirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje