Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklaratat e Mustafa Nanos, për herë të parë reagon Bora Zemani

March 22
17:04 2018

Kohëve të fundit, kryefjala e ditëve tona ka qenë deklarata e Mustafa Nanos përsa i përket paraqitjes së Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit në emisionet sportive. Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisione të ndryshme ku ka vazhduar të flasë për veshjen e moderatoreve sportive duke e konsideruar të pahijshme dhe vulgare. Ilda Bejleri reagoi publikisht në një postim në rrjete sociale duke u shprehur se edhe moderatore të tjera sportive zgjedhin të vishen me dekolte në emision.

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ka të drejtë ti flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një TV! Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjen a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po i mësoni fëmijëve tuaj? Për fat të mirë nuk jemi në “Albanistan” por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri”.,- është shprehur ajo.

Nga ana tjetër Bora Zemani edhe pse është bërë pjesë e këtij debati nga të tjerë, ka zgjedhur të mos përfshihet dhe nuk ka reaguar fare pas deklaratave të Mustafa Nanos.

Kjo deri sot. Pak më parë ajo ka publikuar në Instastory një deklaratë publike të Digitalb, kompanisë në të cilën ajo punon. Në një sqarim të hollësishëm Digitalb shprehet se debati ka mangësi që në zanafillë dhe është i ngritur gabimisht nga një joprofesionisti i fushës. Ata sqarojnë se Ilda, përveç se moderatore, është gazetare dhe imazh, për këtë arsye, gjykimi  i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm.

Bora duket se mjaftohet me këtë deklaratë për ti dhënë një përgjigje deklaratave të ngritura kundrejt saj dhe koleges./Blitz.al/

Shperndaje