Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata shokuese e mjekut të Michael Jackson: Ai dëshironte të martohej me Emma Watson kur ajo ishte 11 vjeçe

Deklarata shokuese e mjekut të Michael Jackson: Ai dëshironte të martohej me Emma Watson kur ajo ishte 11 vjeçe
July 18
17:48 2016

Edhe pse tashmë kanë kaluar 7 vite nga vdekja e tij, vazhdojnë ende të dalin në pah të ashtuquajturat të vërtetat e fshehura në lidhje me figurën e Michael Jackson.

I fundit në listën e atyre që kanë ngritur akuza drejt yllit të muzikës ka qenë mjeku i tij Conrad Murray.

Në librin e tij “This Is It” ka zbuluar se në vitin 2001, Jackson ishte i fiksuar pas Emma Watson, atëherë vetëm 11 vjeçe. Madje ai dëshironte të planifikonte edhe martesën me të.

Por, sipas asaj që thotë Murray, Watson nuk ishte “kandidatja” e vetme. Ai e kishte mendjen edhe te thjeshtra e tij Harriet Lester që kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe. Fiksimi për ta martuar atë u konkretizua pas 12-vjetorit të saj.

“Më tha se ishte i çmendur pas saj, që u dashurua kur e pa në filmin e parë të “Harry Potter””, – shprehet Murray.

Madje, ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë ka qenë ideja e këngëtarit për të takuar babain e aktores, në mënyrë që të organizonin dasmën.

Etiketimet
Shperndaje