Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e habitshme e këngëtarit të njohur: “Fama e hitit tim ndërkombëtar ishte e sikletshme”

Deklarata e habitshme e këngëtarit të njohur: “Fama e hitit tim ndërkombëtar ishte e sikletshme”
August 12
17:40 2017

Ai është një nga zërat më të bukur që preferohet nga të gjitha moshat. Kanë kaluar rreth 18 vite që nga koha kur James Blunt lançoi hitin e tij të padiskutueshëm që e bëri të njohur në mbarë botën “You’re Beautiful”. Ajo është një nga këngët më të bukura dhe vazhdon të dëgjohet me të njëjtin entuziazëm edhe sot. Mirëpo nëse të gjithë e quajnë sukses, për këngëtarin nuk ka qenë një moment dhe aq i ndritshëm në jetën e tij publikimi i kësaj kënge.

“Ishte e mahnitshme dhe e frikshme njëkohësisht. Unë jam një person që pëlqen privatësinë, kështu që ekspozimi i tepërt e bëri situatën të pakëndshme. Me kohën u përshtata e madje fillova të ndieja dhe kënaqësi më vonë”,- është shprehur Blunt për “Us Weekly”.

“Nëse do më duhej të këshilloja dikë, do t’i thosha që në vend të famës dhe pasurisë të zgjidhte të arrinte atë çfarë donte përmes anonimatit. Të ndjekin lumturinë”.

“You’re Beautiful” ka qenë pjesë e albumit “Back to Bedlam” i vitit 2004 dhe që arriti të shiste rreth 20 milionë kopje./Blitz.al/

Shperndaje