Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Ben Affleck për fëmijët e tij habit ndjekësit në rrjete sociale

Deklarata e Ben Affleck për fëmijët e tij habit ndjekësit në rrjete sociale
January 08
09:27 2017

Edhe pse Ben Affleck është një ndër aktorët më të mirë dhe më në zë të momentit, fëmijët e tij nuk do të mund të marrin profesionin e tij.

“Nuk do t’i lejoj të bëhen aktorë të paktën deri në moshën 18- vjeçare! Se çfarë bëjnë më vonë, kjo u mbetet atyre edhe pse unë do mundohem shumë që të mos zgjedhin botën e artit”, – është shprehur 44-vjeçari në lidhje me fëmijët e tij, Violet 10 vjeç, Seraphina 7 vjeç dhe Samuel 4 vjeç.

Kjo deklaratë e tij i ka habitur ndjekësit, të cilët janë shprehur se një aktor si Ben Afflect nuk duhet të imponojë zgjedhje të tilla jo vetëm te fëmijët e tij, por tek asnjë fëmijë tjetër që ka ëndërr për t’u bërë aktor në të ardhmen dhe në një mënyrë ose tjetër gjen inspirim tek ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje