Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

DJ i njohur do të japë shfaqje private për fansin e sëmurë me kancer

November 24
11:14 2016

prydz-eric-5062c957eecd4

Eric Prydz është një DJ mjaft i njohur suedez. Ai ka qëndruar gjithmonë pranë fansave të tij, madje ka dhënë shfaqje personalisht për ta.

Së fundmi, Prydz ka zgjedhur të japë një shfaqje private për një fans të diagnostikuar me kancer. Fansi i tij ka treguar historinë sëmundjes, madje ka treguar se dëshironte të shikonte Eric Prydz për herë të fundit duke performuar, por ai nuk mund të shkonte në shfaqjen e tij.

Sapo Prydz është lajmëruar për këtë histori ai ka vendosur të udhëtojë drejt Los Angelos për të dhënë një shfaqje vetëm për fansin e tij.

Ekipi i Prydz ka vendosur ta japë këtë shfaqje në datën 1 janar dhe fansi bën të ditur se është shumë i lumtur dhe se ka folur personalisht me DJ dhe  ekipin e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje