Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dee Jay e famshëm pëson aksident në Tiranë, flet pas ngjarjes: “Jam me fat që shpëtova!”

June 25
16:41 2018

Image result for dj eris drew

Një DJ amerikane u përfshi në një aksident në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të airoportit të Rinasit javën e kaluar. Dj Eris Drew sao kishte përfunduar performancën në Shqipëri dhe po shkonte në aeroport.

Një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me fugonin ku udhëtonte edhe Dj amerikan.

Vetë ajo ka reaguar për këtë ngjarje nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan se kishte përjetuar një frikë të madhe dhe ishte me fat që kishte shpëtuar me pak dëmë.

Pas largimit nga Shqipëria Drew ka marrë mjekim në Oslo, ku dhe kishte performancën e radhës./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje