Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi prekës i Vin Diesel për mikun e tij, Paul Walker

Dedikimi prekës i Vin Diesel për mikun e tij, Paul Walker
May 29
17:55 2016

“Fast 8”, filmi i tetë i serive “Fast and furious”, ka nisur xhirimet dhe Paul Walker, ish-protagonisti kryesor, i cili u nda nga jeta më 20 nëntor 2013, akoma nuk është harruar nga grupi i aktorëve dhe grupi i xhirimeve.

Vin Diesel, një nga miqtë më të ngushtë të Walker dhe njëkohësisht protagonisti i “Fat and furious”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të tijën bashkë me mikun e tij të ndjerë, ku ka shkruar një dedikim prekës.

 

 

 

“Shumë pjesëtarë nga grupi i punës, të cilët kanë punuar në seri të ndryshme të “Fast…”, janë rikthyer për të na ndihmuar përsëri, për të bërë diçka speciale.

Njëri nga ata më erdhi në fund të javës dhe më tha: “Ajo që po bëjmë në këtë fim është e mrekullueshme”. Më pas më vështroi e tha që Paul do të ishte krenar”, – ka shkruar Diesel në foto.

Paul Walker u nda nga jeta në vitin 2013 si pasojë e një aksidenti me makinë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje