Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi prekës i reperit shqiptar për bashkëshorten

September 13
16:04 2016

 

 

Më 12 shtator të vitit të kaluar, reperi Big Basta dhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma, vendosën unazat e martesës në një ceremoni familjare.

Sot, një vit më pas, Big Basta tregon se ka akoma ndjenjat e 12 muajve më parë. Këtë na e thotë postimi i tij i fundit, ku shkruhet:

“Një vit më parë në një ditë të çmuar

Në bëmë betimin me fjalët “Po! Dua!”

Dhuratë nga Zoti, simbol mirësie,

Me dhé trashëgimtarin e kësaj mbretërie.

Dhe sot një festë tjetër përkoi për fat.

Nuk është rastësi, por shenjë në fakt.

Më bën të ndihem i plotë, i mbushur më frymë

Prandaj edhe 1000 jetë, do të dua të jem me ty….”

Ai ka zgjedhur ta mbyllë dedikimin e tij thjesht dhe bukur: “Të dua, Vesa Luma!”

Pas një marrëdhënieje 4-vjeçare, Big-u dhe Vesa u martuan për t’i dhënë më pas jetë djalit të tyre, Lian. /Blitz.al/

Shperndaje