Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi prekës i Morena Tarakut: Do doja të më përqafoje fort pas vetes…

Dedikimi prekës i Morena Tarakut: Do doja të më përqafoje fort pas vetes…
September 07
13:42 2016

Morena Taraku ka tërhequr gjithmonë vëmëndjen  për jetën e saj luksoze. Ajo udhëton në vende të ndryshme dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale është e apasionuar pas shopping-ut. Modelja bën një jetë që çdo vajzë mund ta ëndërronte por përsëri  prej kohësh ndjen një boshllëk që askush nga këto nuk mund t’ja plotësojë.

Morena është shumë e afërt dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me babain, ndoshta në këtë afrimitet ka ndikuar edhe humbja e nënës së saj.

Sot, ndryshe nga ditët e tjera ku shohim një Morena të lumtur, ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës. Morena  ka postuar në Instagram një foto ku shihet se ajo ka dërguar një mesazh në parajsë.

“Në qoftë se do të kisha një shans të të takoja për herë të fundit, do të thoja të më përqafojë sa më fort të mundesh dhe të mbështesja kokën në krahët e tu… dhe qaj derisa lotët më thahen. Më mungon mami”.

Me këtë mesazh të ndjerë janë bashkuar shumë fansa të cilët e kanë mbështetur nëpërmjet komenteve të ndryshme./Blitz.al/

Capture

Shperndaje