Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi i të dashurit për këngëtaren e ndjerë: “Jam i humbur! Këtu nuk ka më vend për mua!”

January 19
00:14 2018

Dolores O’Riordan u nda nga jeta dy ditë më parë duke i lënë familjarët, miqtë dhe fansat në shok sepse e gjitha ishte e papritur.

Ama, ai që është prekur më shumë nga kjo ngjarje e hidhur është i dashuri i këngëtares.

Ole Koretsky, DJ dhe producent i njohur, ka shpërndarë në Instagram një foto përkrah të ndjerës dhe shkruan: “Mikja ime, partnerja ime dhe dashuria e jetës sime iku. Dolores ishte shumë e bukur. Arti i saj ishte akoma dhe më i bukur. Familja e saj ishte po ashtu e bukur. Energjia që ajo vazhdon të rrezatojë është padyshim gjëja më e bukur”

“Jam i humbur”, – vazhdon ai. “Më mungon kaq shumë. Unë do të vazhdoj të rri vërdallë në këtë botë duke e ditur që nuk u përkas më këtij universi”.

Arsyet e ndarjes nga jeta të këngëtares së njohur janë akoma të panjohura, por dyshohet se depresioni është shkaku kryesor. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje