Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi i ndjerë i Rezarta Shkurtës për bashkëshortin: “Faleminderit për lumturinë që ke ditur të më falësh pranë ose larg meje!”

June 08
15:53 2016

 

 

Rezarta Shkurta, me anë të një postimi në Instagram, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit me një dedikim dashurie.

Prej disa muajsh, Ermal Hoxha është i burgosur dhe larg familjes së tij. Edhe pse ndoshta jo pranë fizikisht, bashkëshortja e ka uruar nëpërmjet këtyre fjalëve: “10 vjet bashkë dhe të dua si ditën e parë, me siguri edhe më shumë. Të ishte kthyer koha pafundësisht mbrapsht, unë po në pafundësi do të të zgjidhja ty. Dhe kur të iki nga kjo jetë dhe nëse vërtet siç thonë njeriu rilind, unë sërish do të të gjeja dhe do të të dashuroja njësoj, sepse më shumë se kaq nuk ekziston. Faleminderit për lumturinë që ke ditur të më falësh pranë ose larg meje! U bëfsh 100 vjeç, fryma ime!”. Një deklaratë e ndjerë dashurie, ku  fjalët e këngëtares kanë thënë gjithçka.

rezarta shkurta në instagram

rezarta shkurta në instagram
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje