Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi i ndjerë i bashkëshortes së Dr.Florit: Sot fëmijët do të festonin ditëlindjen tënde!

Dedikimi i ndjerë i bashkëshortes së Dr.Florit: Sot fëmijët do të festonin ditëlindjen tënde!
February 28
12:30 2017

Dy vite më parë, këngëtari i njohur Dr. Flori u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në familjen e tij por edhe në muzikë.  Ikja e tij ishte mjaft tragjike, duke marrë parasysh se ndodhi disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tij Daniel. Sot ai do të mbushte 38 vjeç, por fatkeqësisht nuk ndodhet pranë njerëzve të tij të dashur. Megjithatë, kujtimi i Dr. Florit mbetet gjallë për familjen, fansat dhe miqtë e tij më të mirë, të cilët e kujtojnë vazhdimisht.  Bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina, ka ndarë në Instagram-in e saj një foto të dy fëmijëve me në buqetë me lule në dorë. Nëse sot ata do të ishin bashkë do të festonin ditëlindjen e babit të tyre të dashur. Në një shkrim mjaft emocionues, Blerina ka sjellë ndërmend ditëlindjen e bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Sot do të festonim ditëlindjen e babit. Kujtime të përhershme në zemrën time!”- shkruan Blerina në Instagram.

Këngëtari dhe kantautori, i cili i ka dhuruar disa hite tregut muzikor shqiptar, u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Megjithatë, ai do të kujtohet gjithnjë përmes muzikës së tij  me këngët  “Mesazh”, “Gjithë bota jemi dy”, “Në krahët e tu do jem”, “Nëse mundesh” etj. të cilat dëgjohen edhe sot./Blitz.al/

Komento
Shperndaje