Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi i djalit të Michael Jackson për përvjetorin e lindjes së të atit

Dedikimi i djalit të Michael Jackson për përvjetorin e lindjes së të atit
August 30
14:21 2016

Bota humbi mbretin e muzikës pop më 25 qershor të vitit 2009, vetëm 2 muaj para ditëlindjes së tij të 51-të. Ditën e djeshme ai do të festonte atë që do të ishte 58-vjetori i lindjes.

Për të përkujtuar të atin, Michael Joseph Jackson Jr. –  i njohur si Prince Jackson – ka publikuar në rrjetet sociale, Instagram dhe Twitter, një poemth të ndjerë.

Miti, legjenda, njeriu: Michael Jackson” – titullohet poemthi dhe më poshtë vijon:

Për shumë persona ai ishte mbreti, për mua ishte thjesht një njeri.

Gjithçka që ai frymëzon është për një kauzë fisnike.

Çdokush që e admiron është pjesë e familjes dhe jo një fans.

Edhe nëse merr duartrokitje si vetëtimë,

Pak fatlumë e njohin njeriun që ai ishte,

Por jo si anëtari i pestë i familjes Jackson.

“Djalë, vëlla, baba”, – kështu e njohin ata fatlumët.

Ai është “miti”, “legjenda” dhe “njeriu”.

Ai kujdeset për mamanë dhe për fëmijët e tij.

Për botën dhe për çdokënd ai është një “qengj”.

Ai është i pastër, i sprovuar dhe ëshë falur nga Ai.

Ai është kryeengjëlli i njohur si Michael.

Ai ndodhet me ne dhe ne duhet të fshijmë lotët”.

 

Michael Jackson Jr. ishte 12 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë papritur në dhomën e hotelit duke tronditur miliona admirues e duke lënë pas një trashëgimi tepër të vlefshme muzikore. /Blitz.al/

 

 

 

Happy birthday to the Man who was more than a legend. I love you.

A photo posted by Prince Jackson (@princejackson) on

Etiketimet
Shperndaje