Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi special i Aurela Gaçes për bashkëshortin

Dedikimi special i Aurela Gaçes për bashkëshortin
September 01
11:58 2016

Në profilin e Aurela Gaçes në Instagram, përveç postimeve që kanë të bëjnë me skenën apo me karrierën e saj, mund të gjejmë edhe postime që kanë të bëjnë me jetën private të artistes.

Postimi më i fundit është dedikimi për “shpirtin e shpirtit të saj”, Skerdin. Në një foto në Instagram dhe Facebook, Aurela shkruan: “Çdo gjë mund të ndryshojë, por jo çfarë ndiej për ty. Po, po, sikur të zgjidhja nga e para, ty do të të zgjidhja përsëri”.

Postimin e saj, artistja e ka mbyllur me frazën “Shpirt i shpirtit tim”, marrë nga kënga me të njëjtin titull, dedikuar dashurisë së saj.

Ky postim nuk vjen pa qëllim, sepse sapo kemi hyrë në muajin shtator dhe në këtë muaj, para 3 viteve, Aurela dhe Skerdi kurorëzuan lidhjen e tyre, lidhje prej së cilës lindi Grace dhe pritet të lindë një tjetër vajzë. /Blitz.al/

Shpirt I shpirtit tim

A photo posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje