Blitz

 Breaking News

Dedikim i i Fifit për personin e veçantë: “Edhe pse shpesh kemi mosmarrëveshje unë prapë të du!

Dedikim i i Fifit për personin e veçantë: “Edhe pse shpesh kemi mosmarrëveshje unë prapë të du!
February 28
11:45 2020

Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar i cili përtej zërit, vlerëson tek ajo edhe spontanitetin dhe sinqeritetin. E nëse këngët ia dinë përmendësh dhe ajo është shume e hapur tu përgjigjet për gjithcka ndjekësit e saj kanë kuriozitete, Fifi rrallëherë publikon foto apo u dedikon shkrime familjarëve të saj.

Përjashtim bëjnë urimet për ditëlindje sic ka bërë sot.

Ditën e sotme, mamaja e këngëtares shumë të dashur për publikun shqiptar feston ditëlindjen e saj.

Sigurisht, Fifi ishte e para që e uroi sapo kaloi mesnata, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me të ëmën.

“Gëzuar ditëlindjen o arsyeja e jetës tem❤️ Edhe pse shpesh kena mosmarrëveshje, najher edhe bojme llafe , une prap t’du se je ajo qe m’dhe mundesin me frymu. Te dua Mam”

Edhe ne i shprehim  urimet tona Fifit dhe nënës së saj!

Share