Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati për teatrin me Julian Dedën, Erion Isai u kundërpërgjigjet ofendimeve që i bënë

Debati për teatrin me Julian Dedën, Erion Isai u kundërpërgjigjet ofendimeve që i bënë
June 30
16:52 2018

I ftuari i kësaj të shtune në “Thumb” ka qenë Erion Isai i cili si të gjithë aktorët e tjerë ka reaguar mbi çështjen më të komentuar të ditëve të fundit, Teatrin. Erioni është përfshirë në një sërë debatesh me kolegë të tij, konkretisht me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn të cilët u shprehën se pasi ai  u vendos në postin e drejtorit i duhet “ta mbajë mirë” me pushtetarët.

Gjatë intervistës në “Thumb” i pyetur për dy debatet Erioni u shpreh se në komunikimin social me Gentin kishte argument dypalësh ndërsa për Julin nuk mendon njësoj.

“Me Jul Dedën jo, nuk kam asnjë lloj komunikimi me të. U vetpërfshi në një debat . Gentit i dhashë përgjigje i bazuar mbi argumenta. Ndërsa Juli ndër fyerje të pafund ku më thoshte ç’lidhje ke ti ti quash aktorët e teatrit kolegë. Unë kam 6 shfaqje në teatër si regjisor, Juli sa ka? Nuk ka nevojë për përgjigje. Të diskutosh për teatrin dhe të fyesh nuk rri. Me Julin sigurisht do jemi këndvështrime të ndryshme sepse militojmë në dy forca politike të ndryshme. Unë kam miq të djathtë kështu që për mua s’ka lidhje.”,- u shpreh Erioni./Blitz.al/

Komento
Shperndaje